Armina Mevlani paska vendosur të bëjë një arredim unik për shtëpinë e saj të re. Bloggerja publikoi pamje nga vendi që kishte zgjedhur për të kompletuar shtëpinë e saj, e sigurisht nuk mund të mungonte një dyqan VIP-ash. “Vip Home & Interior Design” është dyqani i mobiljeve, ku Armina Mevlani ka zgjedhur të arredojë shtëpinë e saj. Moblije luksoze dhe të rafinuara, janë produktet e vendit ku bloggerja ka vendosur të kompletojë apartamentin e saj me çdo detaj të mundshëm.

Mobilje të personalizuara janë zgjedhja e bukuroshes, që mesa duket nuk kursehet aspak për luksin e tepruar! “Duke furnizuar shtëpinë time,”- shkruan Armina Mevlani bashkëngjitur videos së postuar në rrjete sociale.

Bloggerja është aktualisht pronarja e një prej dyqaneve me veshjet më të shtrenjta në kryeqytet, duke përfshirë rroba të firmave më prestigjoze botërore. Video e publikuar nga Armina Mevlani në rrjete sociale: