Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama ka paralajmëruar përplasje në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai e sheh vendimin e sotëm të KQZ-së si një shkelje të radhës nga maxhoranca dhe dëshmi se nuk do të jetë ditë zgjedhjesh.

“Maxhoranca në ilegjitimitet të plotë, në shkeljen e radhës. Dëshmon se 30 qershori nuk do jetë ditë dhe datë zgjedhjesh në Shqipëri.

Me këtë veprim dhe sjellje që po demonstron maxhoranca dhe qeveria, po konfirmon se duke qenë produkt i zgjedhjeve të kri*minalizuara njësoj si bandat e kr*imit kërkon të mbulojë gjurmët e kr*imit me kr*imin e radhës.

Pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 25 majit, revolta dhe mosbindja qytetarë e vendosmëria qytetare për të mos lejuar të zhvillohet farsa e radhës është sot më shumë se kurrë detyrë, përgjegjësi dhe angazhim qytetar e patriotik për t’i thënë ndal të keqes, ilegjitimitetit të zgjedhjeve, për t’i thënë qeverisë ndal që po zhytet në krimin e radhës”, theksoi Luan Rama.