Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska po shijojnë së fundmi pushimet në Capri të Italisë, nga ku kanë ndarë me ndjekësit poza të shumta në Instagram. Me siguri ju kanë bërë përshtypje fotot yll të Amardës, e cila duket sikur është fotografuar nga një profesionist. Në fakt, kjo është aftësia e re e Ermalit, të cilën e përdor për të shkuar mirë me gruan.

Aktori ka këshilluar të gjithë ndjekësit se nëse duan të kenë një martesë të lumtur, duhet të mësojnë t’i bëjnë gruas foto.

“Të dashur miq që jeni të martuar… Nëse doni të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose krimin në familje, ju jap një këshillë të vyer.
Bëni një Master,Kurs të Avancuar ose të paktën merrni disa mësime online për Fotograf ose si të bëni fotografi. Më besoni, mënyra dhe aftësia juaj për të bërë një foto të hajrit do të përcaktoj dhe mundësinë për të bërë ndonjë gjë në darkë.🤪 Këtë foto e kam bërë mbas 1 orë e çerek përgatitje dhe 2 orë Photoshooting të dedikuar. Rreth 3000 foto u shkrepën… por ja dola… Unë Ja Dola… 🙏 dmth ja dola që mos ha i super dru…🤣🤣🤣
@amardatoska të dua.”- shkruan Ermali krahas fotos.

Kësaj here çifti ka udhëtuar pa fëmijët, Joelin dhe Sian dhe mesa duket kanë vendosur ta shijojnë gjithçka vetëm në praninë e njëri-tjetrit.