Një nga vajzat e njohura të showbizit Lori Hoxha ka shprehur së fundmi një mos-pëlqim që ajo ka ndaj emrit të saj.

Në një postim në Facebook, ajo është shprehur se fjala ylber është më e shëmtuara në gjuhën shqipe. “Unë mendoj se fjala Ylber është fjala më e shëmtuar në gjuhën shqipe, nëse ju intereson”, shprehet ajo.

Teksa është ngacmuar nga një mikeshë e saj, sikur ta kishte emrin Ylbere, Lori Hoxha është përgjigjur: “Lorela nuk është shumë më mirë jo.”

Sqarojmë se emri gjatë i Lori Hoxhës është Lorela, emër të cilin ia ka vendosur babai i saj, i ndjeri Dritan Hoxha.