Flisni sa të doni për “Dhelprën dinake”! Kënga e bujshme e Mozzik, sapo u publikua nga vetë Loredana në Instastory-n e saj dhe kjo tregoi gjithçka! Pak minuta pasi Mozzik foli në emisionin “NIN”se kënga nuk është dedikim për ish-partneren e tij, ajo bëri gjestin e papritur.

Jo vetëm që publikoi këngën, por Loredana këndonte dhe buzëqeshte ndërkohë që e dëgjonte të luhej në sfond. Fansat e reperes janë befasuar nga ky veprim dhe s’kanë faj! Loredana sapo tregoi se marrëdhënia e saj me Mozzik është shumë në rregull!