Pas skandali të bujshëm me çiftin zviceran, Loredana dhe Mozzik i janë kthyer fuqishëm karrierës së tyre. Së fundmi ata janë duke bërë një tour muzikor në Ballkan dhe deri tani kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Koncerti i radhës për ta do të ishte në Velipojë, megjithatë duket se për një arsye të fortë këngëtarët nuk kanë mundur të shkojnë.

Mozzik ka lajmëruar fansat e tij se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk ka mundur të jetë i pranishëm dhe u ka premtuar se së shpejti do të shihen. “Velipoja për shkaqe shëndetësore nuk po mundemi sonte të jemi aty. Ju kërkojmë falje shumë, por gjëra që ndodhin. Shihemi së shpejti. Faleminderit për mirëkuptimin”, sqaron Mozzik.

Kujtojmë se tour-i i tyre në Ballkan është vetëm fillimi pasi në vitin 2020 ata kanë njoftuar se do të nisin një tour që do të përfshijë edhe Europën.