Mëngjesin e sotme, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci së bashku me delegacionin që e shoqëron atë, kryetarin e grupit të PS-së Taulant Balla dhe kryetaren e grupit demokrat në parlament, Rudina Hajdari, kanë nisur takimin me Kryetaren e Dhomës së Dytë të Parlamentit holandez, Kadija Arib.

Kujtojmë se kjo vizitë tre ditore e delegacionit shqiptar vjen me qëllim marrjen e një drite jeshile nga Mbretëria e Vendeve të Ulta për hapjen e negociatave si dhe për të bindur Holandën të votojë pro vendit tonë.

Gjithashtu ditën e sotme Ruçi, Balla dhe Hajdari do të zhvillojë një seancë dëgjimore me komisionin e Çështjeve evropiane, komision i cili do të përcaktojë vendimin e Holandës ndaj Shqipërisë. Shqiptarja.com