Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko fton të gjithë bizneset, shoqatat dhe individët për të dhënë një kontribut vullnetar në ndihmë të banorëve të dëmtuar nga tërmeti i datës 21 shtator.

“Për t’i ardhur në ndihmë të gjitha familjeve të dëmtuara nga tërmeti i datës 21 shtator 2019 Ministria e Mbrojtjes ka vendosur në dispozicion disa llogari bankare. Ftohen të gjithë bizneset, shoqatat dhe individët për të dhënë një kontribut vullnetar në ndihmë të banorëve të dëmtuar”, thekson Majko.

Ai shton se, “donacionin tuaj mund ta bëni në një nga llogaritë e mëposhtme:

Banka “Credins”

IBAN në ALL (Lek): AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001

IBAN në EUR : AL72 2121 1016 0000 0000 0030 0003

IBAN në USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002 ”

“Llogari bankare për t’i ardhur në ndihmë të gjitha familjeve të dëmtuara nga tërmeti janë hapur në të gjitha bankat e tjera të nivelit të dytë”, thekson Majko.