Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me super-operacionin policor të zhvilluar sot në qytetin e Vlorës, ku u arr estua personi i arra tisur nga bu rgu i Italisë, Tesi Basho.

Ministri Lleshaj e cilëson Bashon një ndër kri minelët më të rrez ikshëm në vend, pasi aku zohet për vr asje të shumëfishtë, për arr atisje nga bu rgu italian dhe për vepra të tjera të rënda.

Reagimi i Lleshajt:

Policia e Shtetit ar restoi sot në Selenicë një ndër kri minelët më të rrezi kshëm në vend, një v rasës të shumëfishtë, të arr atisur nga b urgu në Itali dhe të dyshuar edhe për vepra të tjera të rë nda.

Finalizimi i suksesshëm i këtij operacioni provon qartazi nivelin e integritetit dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, e cila po e rrit përditë forcën e saj goditëse ndaj kr imit.

Por kjo është vetëm NJË go ditje e radhës në serinë e pandalshme që vijon. Vullneti politik për luftën kundër k rimit, është i paepur. Policia e Shtetit është plotësisht e motivuar dhe mbështetja e bashkëpunimi i qytetarëve për të, në funksion të një Shqipërie me të drejtë dhe më të sigurtë, është në rritje të vazhdueshme.

Vlora duhet të ndihet sot edhe më e qetë dhe më e sigurtë, ndërsa Policia e Shtetit më krenare për operacionin e planifikuar dhe finalizuar me mjeshtëri profesionale. Përgëzime dhe respekt për të gjithë ata pjesëtarë të PSH që kontribuuan në këtë sukses. Ndërkohë, operacioni vazhdon… 🇦🇱👮‍♂👮‍♀🇦🇱