Emri i tij është mjaft i sulmuar nga opozita, PD-ja, LSI-ja, por vetë Sandër Lleshaj thotë se këto sulme e bëjnë të ndihet përherë edhe më i qetë, dhe madje të shprehet se ja ka vlejtur që e pranoi postin e ministrit të Brendshëm, detyrë të cilën kur ja kërkoi kryeministri Edi Rama, si këshilltar i tij, nuk ishte shumë entuziast.I ftuar në “Repolitix”, ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, tha se nuk i njeh më këto forca politike si opozitë. Sipas tij, opozita tashmë ndodhet në Parlament.

“Qetë e kam filluar, qetë e kam vazhdar, dhe qetë do ta mbyll.Ajo që ju i referoheni si opozita, se unë nuk i referohem më si opozita, opozita është ajo që është opozitë parlamentare. opozita është një institucion që i referohet parlament. Pastaj opozitë mund të quani edhe ju veten, por në grupim ata nuk janë më opozitaNë parlament ka një opozitë, ajo është opozita. Unë atë njoh si opozitë, si ministër i brendshëm.Sulmet duhen pyetur ata përse mi bëjnë.Më bëjnë të ndihem përherë e më i qetë, dhe të them që hezitimin që kam pasur, këtë punë e kam pranuar pa ndonjë entuziazëm të madh, mu kërkua kjo punë nga kryeministri i Shqipërisë ku punoja si këshilltar. Pranova pa entuziazëm se është një betejë që nuk kisha investuar. Duke parë këto situata, them që ja paska vlejtur, sepse duhet kontribuar me aq mundësi sa kemi për të bërë një shërbim”, tha Lleshaj.

Sa i përket përdorimit të gazit lotsjellës në protestat antiqeveritare të opozitës joparlamentare, Lleshaj zbuloi tre urdhrat që ai vetë i ka dhënë Policisë, për të mos shkaktuar viktima.

“Unë policisë i kam thënë do të zbatojmë një strategji:

1 hap mbrapa në kohë, reagoni më vonë, jo të parët një shkallë më poshtë në dhunë. Zero viktima mos shkaktoni asnjë viktimëËshtë si t’i lidhësh duart policisë dhe t’i thuash ke suksesI mirëpres reagimet e qytetarëve në lidhje me gazin. I refuzoj të gjitha zërat që vijnë nga ata që në vend të gazit kanë përdorur plumba. I them stop, harrojeni të përdorni sulmin ndaj meje, ju që keni përdorur plumba.

Ndërhyn moderatori Denis Minga: Garda përdori plumba

Lleshaj: Jo, garda është makina, policia është makinë, që punon me komandë.

Denis Minga: Në 21 janar pati urdhër politik për të goditur?

Lleshaj: Plumbat janë përdorur rregullisht në Shqipëri. Këto të këtij viti janë të parat protesta që nuk kanë shkaktuar viktima dhe kjo është meritë e policisë së shtetit.Policia është goditur shumë, me mjete të palejueshme, shpërthyese, që janë të rrezikshme për jetën, që janë shpërndarë në mënyrë të përqendruar nga organizatorët, që nuk e di me çfarë parash janë blerë se janë edhe shumë shtrenjtë.