Liverpool ka fituar ndeshjen e 8-të radhazi në kampionat. Skuadra e Klopp ka rrezikuar shumë dhe duhej një penallti në kohën shtesë për t’i dhënë fitoren 2-1 në Anfiled ndaj Leicester. Pas kësaj fitoreje, Liverpool mbetet në krye me 24 pikë të plota.

she Sadio Mane ai që shënoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 40’ të takimit. Sulmuesi nga Senegali ka marrë një pasim të përsosur nga James Milner dhe ka finalizuar me shumë klas. Megjithatë të besuarit e ishit Rodgers nuk i kanë humbur shpresat dhe janë përmirësuar në pjesën e dytë. Në minutën e 80’ ka ardhur goli i barazimit me Maddison, ajo ishte goditja e parë në kuadrat e miqve. E pabesueshme për Liverpool që ka dominuar, por nuk ka shfrytëzuar mundësitë e krijuara. Në kohën shtesë Mane është rrëzuar në zonë dhe arbitri ka akorduar penallti. Pas konsultimit me VAR, penalltia është konfirmuar dhe James Milner ka shënuar golin që i ka dhënë tri pikët vendasve. Pas ndeshjes ka plasur sherri në mes të fushës mes lojtarëve, por situata është qetësuar pas disa sekondave.