Sulmuesi i rrezikshëm francez mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në verën e vitit 2020

Kylian Mbappe është njëri prej emrave më të përfolur në afatet e fundit kalimtare të futbollit.

Ylli francez po shkëlqen në fanellën e Paris Saint-Germainit dhe për këtë, klubet më të mëdha evropiane ia kanë vënë syrin atij.

Në garë për ish-futbollistin e Monacos janë dy gjigantët spanjollë, Real Madrid e Barcelona.

Mirëpo, mediumi “El Desmarque” shkruan se interesim për kampionin botëror me Francën ka shfaqur edhe Liverpooli.

Mbappe ndien se ka nevojë për një eksperiencë të re për t’u ngritur në karrierë.

Dhe, “Reds” janë duke e përgatitur një betejë me dy gjigantët spanjollë.

Sidoqoftë, favorit për ta transferuar Mbappen duket të jetë Real Madridi.