Të drejta televizive, tarifa facilitetesh dhe pagesë për meritat. Kështu i quajnë në futbollin anglez, ato që vendosin shpërndarjen e tortës së milionave çdo sezon në Premier League, në kampionatin që gjeneron më shumë të ardhura dhe spektakël në planet. Ekipet elitare angleze janë më tërheqëset në rang global, por nëse brenda mureve të shtëpisë fitimet i kanë të njëjta, tërheqja jashtë territorit është e ndryshme.

Në klasifikimin e fundit për fitimet bie në sy se, në vendin e parë është Liverpooli dhe jo kampionët e Manchester Cityt. Një klub me trashëgimi të pasur dhe me baza tifozësh në thuajse çdo shtet, “The Reds” kanë kaluar, edhe pse me vetëm pak parà, “Citizens” që fituan titullin. Newcastle United është ekipi me përmirësimin më të madh në buxhet, nëse marrim parasysh gjysmën e dytë të tabelës, pasi ka fituar 120 milionë paund.

Huddersfield është një skuadër që arkëtoi gjithashtu fitime të majme. Skuadra që u detyrua të braktisë elitën për ta rinisur sezonin në gusht në Championship, merr 96 milionë paund që mund t’i shërbejnë për të provuar sërish ringjitjen. /Top Channel