Përmbysjet e jashtëzakonshme të rezultateve nga Liverpooli dhe Tottenhami ua siguruan dy skuadrave nga një vend në finale të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja që gjë me të cilën ata u shpërblyen për këtë arritje. Liverpooli fitoi me rezultat 4:0 në ndeshjen kthyese kundër Barcelonës duke e siguruar vendin në finale me triumf të përgjithshëm 4:3. Në anën tjetër, Lucas Moura i Tottenhamit shënoi het-trik për ta dërguar skuadrën e tij në finale përmes epërsisë së golave të shënuar si mysafirë kundër Ajaxit, pasi që rezultati i përgjithshëm ishte 3:3, transmeton Gazeta Express.

Për këtë arritje, Liverpooli i ka fituar 107 milionë euro për arritjen në finale. Nëse ata arrijnë të fitojnë, kjo shumë do të ngrihet në 111 milionë euro. Ndërsa, Tottenhami është shpërblyer me 102 milionë euro për suksesin historik, duke arritur në finale, 61 milionë euro më shumë sesa sezonin e kaluar. Nëse ata e fitojnë finalen, atëherë kjo shumë do ta arrijnë vlerën prej 106 milionë euros.

Që të dy skuadrat i fitojnë nga 15 milionë për pjesëmarrje, nga 55 milionë euro si shpërblim, ndërsa dallimi qëndron të fitimet nga koeficienti i UEFA dhe shitja e të drejtave televizive. Liverpooli i fiton 23 milionë euro për koeficientin në UEFA dhe 13 milionë për shitjen e të drejtave televizive. Në anën tjetër, Tottenhami shpërblehet me 16 milionë euro për koeficientin e UEFA-s e po aq edhe për shitjen e të drejtave televizive. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte qenë në finale të Ligës së Kampionëve edhe sezonit e kaluar, megjithatë këtë herë po i fiton 21 milionë euro më shumë. Tottenhami i fitoi 61 milionë euro nga Liga e Kampionëve vitin e kaluar, pasi rrugëtimi i tyre në Evropë mori fund në fazën e 1/8 të finales.