Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Kuvend për t’u përballur me komisionin hetimor parlamentar të ngritur për hetimin e tij. Meta ka ecur në këmbë nga presidenca drejt parlamentit dhe do të jetë i shoqëruar nga dy këshilltarët e tij Tedi Blushi dhe Bahri Shaqiri. Ndërkohë që para tij kanë dalë nga presidenca edhe dy këshilltarë të tjerë të kreut të shtetit me dosje në duar.

Ky komision i ditës së sotme do të sjellë edhe një përballje të presidentit me kreun e këtij komisioni Ulsi Manja, të cilin presidenca e ka përmendur në deklarata publike lidhur me audio-përgjimet të publikuara nga Bild.

Meta do të ketë përballë në komision jo vetëm maxhorancën por edhe opozitën e re parlamentare.

Kjo është hera e parë në historinë e politikës shqiptare, që një president përballet me një komisionin hetimor që kërkon shkarkimin e tij.

Komisioni hetimor për kreun e shtetit është ngritur për të hetuar nëse ai ka shkelur kushtetutën duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.Kreu i shtetit anuloi zgjedhjet me argumentin e situatës politike dhe bojkotit të opozitës, por KQZ dhe Kolegji Zgjedhor rrëzuan kreun e shtetit dhe shumica zhvilloi zgjedhjet, të cilat Meta dhe opozita nuk i njohin.

Mbledhja e Komisionit Hetimor për presidentin Meta – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

Mbledhja e Komisionit Hetimor për presidentin Meta – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

Gepostet von Shqiptarja.com am Montag, 9. September 2019