Deputeti i Shkodrës Ditmir Bushati ka hapur takimin elektoral në Shkodër, duke prezantuar kandidatin Valdrin Pjetri.

Para të pranishëmve, Bushati tha se duhen krijuar ura dhe jo mure mes palëve.

Ai u shpreh se Partia Demokratike po krijon ndasi mes qytetarëve.

Ndërkohë, militantët e opozitës joparlamentare vijojnë protestën pak metra me larg, në drejtimin e kryebashkiakes Voltana Ademi.

Në takim ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, pavarësisht bllokimit të disa akseve nga PD.

ERTV Live😊: SHKODËR #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 20. Juni 2019