Qeveria shqiptare ka miratuar anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës. Vendimi është marrë në datë 05.04.2019, ndërsa mbledhjen e parë do të zhvillojnë më datë 18 dhjetor të këtij viti.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të pikës 1 të nenit 19, dhe nenit 20, të ligjit nr. 16/2018, datë 05.04.2018 “Për diasporën”, dhe të pikës 9, të vendimit nr. 340, datë 6.6.2018 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për kushtet dhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve të Këshillit Koordinues të Diasporës”, me propozimin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave”, thuhet në VKM.

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës në cdo vend:

;Mark Gjonaj-SHBA;Visar Tasimi-SHBA;Esmeralda Mosko-SHBA;Adriana Bejko-Kanada;Ardian Radovicka-Kanada;Lazim Destani-Gjermani;Sokrat Sinaj-Zvicër;Ardian Lekaj-Holandë;Rosario Peta-Itali;Anila Smorgrav-Francë;Gazment Kapllani-Greqi;Namik Shabi-Turqi;Bashkim Bekiri-Australi;Brikena Muharremi-Britani e Madhe;Endri Hatillari-Britani e Madhe