Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka publikuar në llogarinë e saj në tëitter një tjetër rast të pikëpamjes që shkrimtari Ismail Kadare ka mbi misionin e shqiptarëve.

Teksa citon Kadarenë, znj. Rama shkruan se: misioni i shqiptarëve është dhe duhet të jetë mbrojtja e interesave të vendit që quhet Shqipëri.

Statusi i plotë:
Misioni i shqiptarëve është mbrojtja e interesave të vendit që quhet Shqipëri dhe të popullit që mban emrin shqiptar. Programi i çdo populli të qytetëruar është ky dhe vetëm ky. Kur çdo popull e kryen këtë mision ndaj vetes, ai e ka kryer atë ndaj gjithë njerëzimit. #kadare #2006. (Lexo.al)