Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në këtë takim, sipas Limajt është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe dialogun Kosovë- Serbi.

Limaj tha se Kosova në këtë dialog, hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshje obliguese për njohje reciproke mes dy vendeve.

“Ambasadori O’Connell ofroi mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Mirënjohje Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës dhe proceseve në të cilën po kalon vendi”, deklaron Limaj. /KosovaPress