Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish lidhur me shembjen e teatrit.

Ai ka risjellë në vëmendje punët e bëra nga Bashkia, të cilat janë kundërshtuar me anë të protestave .

Sipas tij, janë po të njëjtat persona, përfaqësues dhe mbështetës të PD-LSI.

“Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me  & sot kundër Teatrit të ri! Kundër, kundër, kundër! E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend jane i njejti grup? PD&LSI me mashat!”, shkruan Veliaj në “Twitter”.