Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, shpreson që skuadra e tij të nisë sezonin me një fitore në Superkupë, për të dhënë sinjalin e parë të edicionit.

Në konferencën e sotme për shtyp, edhe pse ka bërë të qartë se ende ekipi nuk është në maksimum, ai ka shprehur besimin se do të hyjë në fushë për të dhënë idenë e tij të futbollit.

Trajneri evitoi polemikat në distancë me Duron, si dhe çdo largim të lojtarëve apo stafit nga klubi ia faturoi drejtuesve.

Situata e skuadrës – “Ne jemi gati për ta nisur mirë këtë sezon, kemi dëshirën të bëjmë tonin këtë trofe për ta nisur mirë sezonin. Skuadra po punon shumë mirë, ende nuk kemi të gjithë efektivët në kushtet optimale se kemi pasur përgatitje me emra që janë afruar më vonë. Por po punojmë që të gjithë të jenë sa më gati edhe në aspektin fizik, edhe atë teknik”.

Penalltitë – “Ne jemi përgatitur se e parashikon rregulloja, ndaj kemi bërë stërvitje edhe pjesën e penalltive”.

Deklarata e Duros për Partizanin me futboll mbrojtës – “Nuk mund të përgjigjem ndaj trajnerit të Kuëksit se nuk e njoh. Ne e kemi përgatitur me idenë tonë precize të futbollit. Pastaj do të jetë fusha që do ta japë gjykimin përfundimtar”.

Largimi i Mensah – “Këtë çështje duhet t’ia pyetni klubit, për këto gjëra është klubi që merret, unë përgjigjem për fushën e lojës”.

Merkato – “Kam ardhur në një vend të huaj, në një kampionat që nuk njoh, me një skuadër që ka fituar titullin, me drejtues që kanë ndërtuar një ekip që funksionon se ndrysh nuk do të fitonte. Nga trajnerët jam si natyre prej atyre që i besojnë klubit, ka edhe teknikë-menaxherë por unë i besoj kësaj skeme”.

Loje dinjitoze apo trofeun – “Të dyja”.

Kush e vendosi largimin e Sakones – “Klubi”.