Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, përjetoi një rënie të tmerrshme në ndeshjen kundër Torinos të mbyllur me rezultatin 0-0. Ai në një dyluftim me Cristian Ansaldin ra shumë keq në tokë dhe përjetoi një traumë të madhe.

Shkodrani la fushën e lojës me barrelë dhe u nis drejt spitalit. Analizat e para mjekësore kanë konstatuar se mbrojtësi ka probleme me dërrasën e kraharorit dhe nga goditja e madhe duhet të qëndrojë rreth 1 muaj jashtë.

Trajneri Edy Reja ka telefonuar stafin mjekësor të Napolit mbrëmjen e djeshme për të mësuar diçka më shumë në lidhje me situatën e mbrojtësit dhe atij i është komunikuar se shkodrani nuk do të jetë gati për dy sfidat e radhës të Shqipërisë me Turqinë dhe Moldavinë.