Në tremujorin e tretë të këtij viti janë miratuar gjithsej 293 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një rënie prej 14,6 % në krahasim me lejet e miratuara në tremujorin e tretë të 2018, ku gjithsej ishin 343.

Për sa i përket sipërfaqes së lejeve të ndërtimit miratuar për tu bërë ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2019, është 685.455 m 2 . Sipas të dhënave të INSTAT krahasuar me një vit më parë është shënuar rritje me 2.1 herë. Në vitin 2018 sipërfaqja e miratuar për ndërtim ishte 330.725 m 2.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e tretë 2019, është 25,6 miliardë lekë, nga 15,2 miliardë lekë të miratuar në tremujorin e tretë të 2018, duke shënuar një rritje prej 68,0 %.