Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë një person si edhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kanë pajisur me legalizim duke falsifikuar dokumentet dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Në njoftimin zyrtar thuhet se është ndaluar ekonomisti pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe është shpallur në kërkim Zv/ drejtori dhe specialisti.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujore , në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike kanë ndaluar një shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Tre shtetasit janë proceduar për veprat penale ” Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” , ” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Personat kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale ” Vjedhja me pasoja të rënda” parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal.