Moldavia u mund nga Shqipëria me rezultatin e thellë 4-0, por megjithatë në kampionat ka festuar edhe një shqiptar… Liridon Latifi, ish-lojtari i Skënderbeut, me humbjen e Sfintul Gheorghe brenda fushe ndaj Petrocub, sheh distancën më kreun 12 pikë dhe e paarritshme, ndaj matematikisht, Sheriff Tiraspol u shpall kampion.

Një titull që vjen edhe me golin e Liridon Latifit, në barazimin 1-1 brenda fushe me Milsamin. Ky ishte titulli i 18-të për Sheriff Tiraspol, skuadra më historike e Moldavisë.