Situata e bojkotit në Universitete ka agravuar teksa pedagogë të Fakultetit të Histori-Filologjikut, Shkencave Sociale dhe Juridiku duket se e kanë kthyer qëllim në vetvete bojkotimin e mësimmit.

Nga ana tjetër, studentët që kauzën e tyre e mbyllën në muajin që e nisën pas plotësimit të kërkesave, kërkojnë me çdo kusht ti rikthehen auditoreve.

Studentët e gazetarisë kanë firmosur një peticion drejtuar Dekanit ku kundërshtojnë fuqishëm bllokimin e mësimit.