Tifozët nuk e duan më Neymarin në PSG. Ai lidhet me një rikthim të mundshëm në Spanjë. Barcelona dhe Real Madridi po luftojnë për 27-vjeçarin.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, e ka mbrojtur Neymarin, por gjithashtu ka thënë se i kupton edhe tifozët për reagimin gjatë ndeshjes së parë në Ligue 1 të shtunën kundër Nimes.

Neymar është afër largimit nga Franca dhe lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona ose Real Madridi, ai mungoi në fitoren 3-0 të PSG-së që rrëmbeu pikët e para.

“Largohu, bir k…!”, njëzëri thirrën të shtunën mbrëma tifozët e PSG-së të cilët nuk e duan më Neymar në skuadrën e tyre.

“Është paksa e vështirë, s’di çfarë të them. E pash (reagimin e publikut për Neymar) në telefonin e kolegëve sepse nuk ka mundur ta dëgjoj gjatë ndeshjes”, tha Tuchel.

“A e kuptoj reagimin? Edhe e kuptoj edhe nuk e kuptoj; ai ende është lojtari im dhe mua më duhet që ta mbroj”. “E kuptoj se jo të gjithë e kanë pëlqyer atë çfarë ka thënë dhe çfarë ka bërë. E kuptoj, por duhet të jemi të matur kur shprehim emocionet”.