Përmes Instatory-t të saj, Albana Osmanit i është bërë pyetja se kur do e shohim sërish në televizion. Ajo ka surprizuar fansat e saj me përgjigjen e papritur që ka dhënë. “Televizioni sot në mendësinë time është i shkarkuar nga vëmendja në rang global, pasi bota online ka shpërthyer në një progres të pabesueshëm. Televizioni sërish mbetet dashuri dhe pasion për mua. Kam plane.”, është përgjigjur Osmani për fansat në Instagram.

Albana Osmani prej disa kohësh qëndron larg televizionit. Pas largimit nga Top Channel, Albana Osmani iu përkushtua projektit të saj “Ti je një lule dielli”.