Në ceremoninë e fejesës ditën e djeshme, Armina Mevlani zgjodhi një fustan të Dolce&Gabbana. Blogerja e zbuloi veshjen në fillim përmes një video boomerang në Instagram Stories,

detajet e së cilës i vumë re më mirë në një tjetër foto.

Pavarësisht se në pamje të parë dhe të shpejtë lulet duken si trëndafila, në fakt copa e fustanit përmban lule bozhuri ose siç njihet në disa krahina, bozhure.

Kjo bimë thuhet të jetë jetëgjatë, madje besohet se jeton mbi 100 vite. Që prej lashtësisë njihej si lulja e gjakut dhe nga këto detaje simbolizon bashkimin dhe vazhdimësinë.

Në vendet lindore, petalet e bozhure lidhen në trupat e foshnjave për t’i mbrojtur nga forcat e liga dhe konsiderohen si simbol i mirëqënies dhe gëzimit.