Mbrëmjen e sotme Meta ka qenë i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top-Channel. Duke folur përpara panelistëve dhe gjithë shqiptarëve pas shpalljes non-grata të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Ilir Meta ka çuar edhe më tej sulmin ndaj ndërkombëtarëve duke u shprehur se disa diplomatë janë bërë lecka të Edi Ramës.

Ky qëndrim i paprecedentë i presidentit vjen pasi ndërkombëtarët janë shprehur pro zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pro ngritjes së Gjykatës Kushtetuse dhe jo zvarritjes siç po ben  Ilir Meta.