Parlamenti Evropian ka votuar sot raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë duke mbështetur rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit të ardhshëm. Raporti u miratua me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime.

Në raportin e përgatitur nga Knut Fleckenstein dhe që mori aprovimin e eurodeputetëve njihen përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe progresin drejt finalizimit të hapjes së negociatave.