Menjëherë pas lideri demokrat Lulzim Basha mbajti fjalë në protestë, simpatizantët kanë nisur të hedhin njëherazi kapsollë ndaj forcave të policisë, dhe kanë çarë kordonin e sigurisë me efektivë para godinës së Kryeministrisë.

Ky është i njëjti skenar si ai i protestave të mëparshme të mbajtura nga PD-ja.
Efektivët e Policisë nuk janë të pajisur as me shkopë sigurie dhe janë protestuesit ato të cilët qëllojnë në drejtim të efektivëve me kapsollë e flakadanë.

Ndërkohë Policia i bën thirrje protestuesve të ndalin hedhjen e lëndëve piroteknike. (Lexo.al)