Pasi Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu konfirmuan lajmet se ata do të jenë dy moderatorët e emisionit të mëngjesit në Ora News, Dajana Shabani reagoi me një status ku tregonte se ka marrë vendimin për t’u larguar nga vendi dhe ishte ky vendim i saj që shkriu grupin e emisionit.

“Vendimi IM per largimin nga emisioni,(per jashte Shqiperie),”shkriu” te gjithe grupin e emisionit Dite e Re! Duke falenderuar pafund Besmir Metanin dhe Hermes Nikajn qe ishin me mua ne keto 2 sezone, e ndjeva te domosdoshem kete sqarim, per shkak te portaleve dhe komenteve se u “zevendesuam ” Kam shkuar ne opera 11 vjec, libri i pare filozofik “Keshtu foli Zarathustra” eshte lexuar kur une kam qene vetem 14 vjec,kam qene nje nxenese shume e mire, kam udhetuar me 40 vende etj etj, por keto nuk i interesojne fare Rukies nga Kamza, Benit nga Lapraka, dhe as atij ne zyre ne qender te Tiranes, sepse ne zgjodhem te vinim origjinal, duke prekur realitetin shqiptar, e duke e percjelle ate me te qeshura pafund! Kete e vendosem ne! ASKUSH NUK NA KA ZEVENDESUAR, dhe mendoj se kam bere nje pune te mire duke u bere “ure lidhese” edhe per Kelvi Kadillin (meqe nuk me falenderoi, po e falenderoj veten) Jeni shumeeee te mire te gjitheeee Flm per SMS e pafundme”, shkruante Dajana.

Ditën e sotme moderatorja ka zbuluar që ndodhet me pushime në Sardenja, Itali. Dajana ndodhet atje me një mikeshë të sajën me të cilën ka postuar një video duke trokitur gotat. Në një postim tjetër prapa moderatores shihet një mashkull, por betohet se ai nuk është me të.