Talenti shtohet ashtu siç edhe mosha e tij.

Po flasim për ikonën e futbollit brazilian, Ronaldo de Assis Moreira, i njohur thjeshtë si Ronaldinho. Edhe pse në moshën 39 vjeçare tashmë, ish-fantazisti i Barcelonës, Milanit dhe PSG vijon të tregojë shumë nga klasi i tij.

Dy herë pjesëtari në formacionin e vitit në FIFA ishte protagonist me një asist fantastik në miqësoren e fituar nga skuadra e tij, Sante Fe me shifrat 2-0 kundër Atletico Nacional. Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2002 befasoi prapavijën e brazilianëve, teksa me mënyrën e tij, asist pa e parë pozitën e shokut të skuadrës asistoi për Jose Luis Caicedo.

Ky i fundit shënoi edhe pse përballë tij kishte një legjendë të portës, si Rene Higuita. Ronaldinho u largua nga futbolli profesionist në vitin 2018 dhe tashmë është bërë shpesh pjesë e miqësore të luksit.