Hëna, yjet, rrathët? Nëse jeni duke e pyetur veten se cili është simboli më i përdorur në flamurët kombëtarë ne e kemi përgjigjen. Ylli është simboli dominues në flamujt kombëtar: duke qenë i pranishëm në rreth një të tretën e flamujve të vendeve të njohura nga OKB (61 nga 198). Ndër të tjera, ai shfaqet në flamujt e Shteteve të Bashkuara, Kubës, Kinës, Turqisë, Kilit, Venezuelës, Izraelit, Marokut, Kamerunit, Australisë dhe Bashkimit Evropian. Por kini kujdes: numri i yjeve varet nga kombi të cilit i përket një flamur. Ky simbol me 5 pika nënkupton kuptime të ndryshme në varësi të flamujve. Sjelli si shembull 50 yjet në flamurin e SHBA-ve që përfaqësojnë secilin nga shtetet që e përbëjnë atë, yjet në flamurin kinez simbolizojnë katër klasat shoqërore në vend dhe, më të mëdhenjtë, Partinë Komuniste Kineze.

Renditja- Në vendin e dytë të simboleve më të përdorura është mburoja mbretërore, e cila ndodhet në njëzet e shtatë flamuj, duke përfshirë edhe atë të Spanjës. Pastaj vijnë kryqet, të pranishëm në flamujt e tetëmbëdhjetë kombeve të tilla si Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda, Greqia dhe Malta. Kryqi gjithashtu shfaqet në flamurin danez, i cili konsiderohet flamuri më i vjetër kombëtar.

Vendi i katërt është për simbolin e diellit, që shfaqet në gjashtëmbëdhjetë flamuj, si, për shembull në flamurin, japonez dhe atë argjentinas. Hëna si simbol zbukuron emblemat e katërmbëdhjetë vendeve, zakonisht myslimanëve si: Turqia, Algjeria, Libia, Pakistani dhe Tunizia, ndër të tjera.

Po ngjyrat?- Më e përdorur është ngjyra e kuqe, e cila përfaqëson fuqinë ose gjakun e të rënëve. Ajo pasohet nga ngjyra blu, që përfaqëson qiellin dhe detin; pastaj vjen e bardha, një shenjë e paqes dhe pastërtisë; e gjelbra, imazhi i Tokës dhe gjithashtu i Islamit; dhe e verdha, metaforë e diellit ose arit.