Kuvendi ka rëzuar sot tetë dekretet e Ilir Metës, i cili i kishte kthyer në parlamet për rishqyrtim.

Rendi i ditës që u miratua sot nga Kuvendi: 1.Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit rrëzohet me 79 kundër, 19 pro, 4 abstenim 2.Dekreti për privatizimin rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim 3.Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim

4.Dekreti për ligjin për planifikimin e territorit rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim 5.Dekreti për ligjin për koncesionet rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 4 abstenim 6.Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara rrëzohet me 74 kundër, 22 pro, 4 abstenim

7.Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim 8.Dekreti për propozimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së rrëzohet, 77 kundër, 15 pro, 11 abstenim

Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore me Kanadanë Miratohet projektligji për marrëveshjen me Katarin për transportin detar Miratohet projektligji për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë

Besnik Dervishi zgjidhet për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Ervin Mete emërohet Kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. (TemA)