sh-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani beson se qeveria po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese nëpërmjet konfliktit të krijuar për emërimin e anëtarëve të këtij organi të drejtësisë.

Në një intervistë për ‘’ABC News’’, Nishani mbron paraardhësin e tij Ilir Meta në lidhje me refuzimin për të caktuar anëtarin e dytë të GJK pas dërgimit me vonesë të dokumenteve nga KED-ja. Edhe në këtë rast, sipas Nishanit, presidenti Meta ka vepruar drejt duke respektuar afatet e parashikuara nga Kushtetua.

Ai konsideron kapjen e gjyqësorit të lartë nga qeveria si ‘’proçes të diskredituar’’.

‘’Nuk kishte vend fare për të krijuar debate dhe diskutime të tilla, sepse më qartë se sa kushtetua nuk mund të kishte. Kushtetua ka tejkalaur përtej konceptit kushtetues, e cila referon parimet bazë dhe pastaj detajet reflektohen dhe jetësohen në akte ligjore dhe nënligjore.

Në këtë rast, Kushtetuta ka kaluar përtej ‘’të drejtës zakonore’’ dhe është në detaje. Unë mendoj se Presidenti i Republikës dhe kushdo që do të ishte në vendin e tij ka për detyrim të zbatojë dhe të ndjekë Kushtetutën. Jo pa qëllim është përcaktuar një radhë se kush e cakton anëtarin e parë, kush anëtarëin e dytë. Nëse nuk do të kishte një logjikë kushtetuese, ligjvënësi nuk do ta parashikonte këtë radhë në nenin përkatës të Kushtetutës. Por, ka një logjikë ligjore, institucionale dhe politike në kuptimin shoqëror të fjalës.

Ka një proçes të gjatë dhe të diskredituar për të kapur politikisht institucionin gjyqësor. Ka një tendencë për të dhunuar çdo element logjik të shoqërisë dhe institucioneve shtetëore. Prandaj jemi në krizën e madhe shoqërore, ku dhuna shtetërore, dhuna e të fuqishmit të paligjshëm nuk përfill Kushtetutën.

Për sa kohë që proçesi është i bazuar në afate që parashikon ligji, Presidenti mund të vihet në situatën e ‘’sanduiçit’’. Nga njëra anë duhet të respektojë afatet që ligji e obligon dhe me vonesat që sjellin institucionet. Nëse institucionet që janë të angazhuara me realizimin e vettingut do të kishin përshpejtuar proçesin, edhe presidenti nuk do të ishte në këtë situatë, ku ai mund të priste dhe duhej të kishte patur pastërtinë e plotë të institucioneve, por nuk e pengonin presidentin të zbatonte afatet e tjera për kandidaturat e Gjykatës Kushtetuese, nëse do të priste vendimin e kushedi kur të institucioneve të vettingut, presidenti do të akuzohej se kishte shkelur afatet e emërimit të Gjykatës Kushtetuese’’, dha mendimin e tij ish-presidenti Nishani.