Nga Frrok Çupi

Menjëherë pas aktit kriminal, ajo u thërrit që të dëshmonte; qëllimi ishte për të krijuar profilin, ose identikitin e atij- përdh unuesit. Si ta kishte ndjerë se ç’tmerr tjetër e priste pas përdh unimit: Hetuesi e pyeti ‘a mbani mend çfarë kishte veshur ai?’. Asaj i ra të fikët. E si mund të fotografohet përdhu nuesi i veshur?… Po ta kishte fiksuar ‘të veshur’, atëherë ai nuk do të quhej më përdh unues, por i ‘lejuari i saj’.

Kjo që sillet në një nga manualet amerikane të kriminalistikës, na vlen kaq shumë tani në trazirat e mëdha që ka përfshirë kryesimin e shtetit. Vepra më e thjeshtë e Presidentit të Republikës, që na sjell në mendje manualin kriminalistik ‘ të përdh unimit’, është kjo e fundit- kur presidenti lëshon një lajm ‘kulmor’ se ka regjistruar një socialist duke bërë se ks me një socialiste. Njësoj si hetuesi i përdh unimit që pyet për ‘kostumin’, edhe presidenti pyet: ‘A nuk është kriminale të bëjë s eks një socialiste?’.

Këtu ka rënë ‘Kartagjena’ jonë presidenciale.

Por çështja del jashtë atij akti aq të njerëzishëm dhe privat. Çështja është te shteti që kemi mbi kokë; vallë çfarë shteti kemi?

Pyetja bëhet edhe më e afërt, më njerëzore, më qytetare: ‘Vallë o vëllezër të dashur, a e dimë ne çfarë kishte veshur presidenti (si mbreti lak uriq) para se të na përdh unonte shtetin?… Domethënë a e dimë identikitin e tij, virtytet, cilësitë, idiotësirat, krimet, nivelin?…

Edhe pak më thjeshtë: ‘Një shtetar yni, nisur që nga presidenti i Republikës, si kalon mes nesh?, ec e ec!, ngjitet në majë të shtetit!, dhe ne mbetemi të habitur e të ‘dhu nuar’ një ditë. Pse mbetemi ‘të dhu nuar’?. Sepse presidenti bën më të zezën për kombin e vet, bën marrëzira, ndez kon fliktin civil, lavdëron tmerrin e vitit 1997 si për të na thënë ‘ua solla’, sulmon qeverinë e vet si ‘ba ndë’; punon nën gju që të minojë rrugën e vendit drejt Evropës, kërcënon se do të vr asë veten si Allende, bëhet palë me partinë opozitare të gruas, sulmon përfaqësuesit e Amerikës dhe të Evropës, i vë pritë Drejtësisë së Re që po e presin shqiptarët e dh unuar nga drejtësia ‘alias ISIS’…

Tani ka ardhur momenti kur të gjithë, që nga Amerika deri te fëmijët e shkollës, duan që ky njeri, që ua shpif, të largohet prej aty. Mirëpo edhe sikur të ikë, ai do të ikë me dëme tëshëmtuara; të paktën me precedentin e një presidenti ska ndaloz e komik. Përderisa kaloi përmes nesh drejt e në majë, ai ka edhe të drejtën të na përqeshë dhe të thotë: ‘Hë, unë aty kalova, s’më thatë gjë’.

Shoqëria jonë, këto tre dekada, edhe pse ka thënë se ka hyrë në demokraci, në fakt nuk ka vënë gurin fillestar: Shoqëria jonë është krejt e pambrojtur! Kri mineli, banditi, aventurieri, idioti…, ku ta dish…, hyn përmes nesh dhe ngjitet deri në majë të shtetit. Ne nuk kemi instrumente as për të mos e lejuar që të ngjitet, as për ta zbritur nga maja ku ka hipur. Në shumë raste është thënë në mënyrë vetëkritike se ‘ne themi hapini rrugë gomarit’. Por në fakt po bëjmë këtë: ‘hapi rrugën banditit’.

Gjithë piramida e shtetit është mbushur me delinkuentë, mediokër, mashtrues, arrogantë, të dhu nshëm, të pafytyrë… A nuk kaluan të gjithë këta mes nesh? Ca teoricienë zgjedhjesh po thonë se ‘po t’i zgjedhë vetë populli, bëhet mirë se populli e vë gishtin te më i ndershmi’. Unë dyshoj për këtë, mendoj se tani që popullin e ka ‘dh unuar’ edhe vetë presidenti që nga maja e shtetit, populli e ka të vështirë të kthjellohet, atë më kriminelin do të zgjedhë edhe për disa dekada.

Ky është përdhu nimi më i rëndë! A nuk e dinim ne se Ilir Meta ishte kapur me video duke vjedhur 700 mijë euro nga fondet publike? A nuk e dimë se sa e pasur është familja e tij, deri edhe fëmijët kanë vila në Londër? A nuk e dimë se për shkak të krimit të tij u vr anë katër vetë në bulevardin e Tiranës? A nuk e dimë se ka një parti familjare që ku shkel LSI digjet bari?…

Askund tjetër në botë nuk mund të kalojnë delinkuentët përmes nesh deri në majë të shtetit. Shoqëria jonë mbarset me moral pa vlerë, dhe mbetet vendnumëro, te ‘akti kriminal’.

Njësoj si në manualin kriminalistik që përmenda: ‘Ndërsa këshillojmë vajzat të sillen si shenjtore (vajzat- domethënë popullin)- të mos shkojnë as në banjë vetëm, të jenë modeste, t’i mbajnë këmbët mbyllur, të udhëtojnë me çelësa ose pepper-spray në dorë… ne harrojmë të mësojmë djalin që të mos përdhu nojë’.

Domethënë kemi harruar kreun e shtetit dhe ai ka marrë të drejtën të ngjitet atje…, pa e parë ç’rroba ka veshur.