Prokurorët gjermanë kishin subjekt hetimi kreun e Policisë Federale gjermane Dieter Romann, me akuzën e rrëmbimit, pasi ai udhëtoi vete në Irak për të sjellë në Gjermani një të dyshuar për vrasje e përdhunim.

Ndaj numrit 1 të Policisë gjermane u paraqitën ankesa, pas ekspeditës në Irak pranverën e kaluar, ku shoqërohej nga gazetarët Bild. Ajo ngjarje shkaktoi një debat në vend.

Romann udhëtoi personalisht në rajonin e kontrolluar nga kurdët e Irakut të veriut për të arrestuar Ali Bashar, një i ri i kërkuar në Irak. Ai dyshohej për përdhunim dhe vrasjen e 14-vjeçares Susanna Feldman, teksa jetonte në Gjermani. I dyshuari, jetonte në strehimin e refugjatëve në qytetin gjerman Ëiesbaden në kohën e krimit. Por pas ngjarjes u largua shpejt në vendin e tij, Irak.

Autoritetet në rajonin autonom kurd arrestuan të riun në fillim të qershorit dhe ia dorëzuan Romannit dhe oficerëve të tij në aeroportin në kryeqytetin të tyre.

Por problemi ishte se nuk u kryen procedurat e ekstradimit, për të cilat thonë mediat gjermane, nuk ishte rënë dakord me qeverinë e Irakut.

Bashar u transferua në paraburgim në Frankfurt dhe pranoi vrasjen. Ai është gjithashtu i dyshuar në përdhunimin e një vajze 11-vjeçare.