Dega e psikologjisë që merret me personalitetin dhe variacionet e tij në mesin e individëve quhet Psikologjia e Personalitetit. A keni menduar ndonjëherë pse dy persona me personalitete të ndryshme janë miq të ngushtë dhe pse dy njerëz me personalitete të ngjashme janë armiq të betuar? E pra, ky test përgjigjet për pyetje si këto.

Gjithë sa duhet të bëni është t’i përgjigjeni një pyetje të thjeshtë pasi të keni parë këtë foto: kush e theu vazon? Nuk ka të dhëna ose elementë definitive në imazh që mund të zbulojnë përgjigjen për ju.

Fëmija A

Duket të jetë zgjedhja më e qartë. Të tjerët e shohin nga lartë poshtë dhe përkulin kokat në shenjë qortimi për veprimet e tij. Megjithatë, ai mund të jetë edhe ai që merr përsipër fajin çdo herë. Mund të jetë “kurbani” i grupit, të cilin e tregojnë të gjithë me gisht kur ka mungesë të provave. Ndoshta ai është në fakt më i përuluri dhe shpesh merr përsipër fajin e dikujt tjetër.

Vajza e vogël B

Ajo duket si më e madhja e të gjithë fëmijëve dhe ndoshta kujdeset për vëllezërit e saj të vegjël kur nëna e tyre është e zënë. Ajo po e shikon fëmijën A në një mënyrë që të siguron se ai është fajtori. Është e mundur që kjo është buzëqeshja e saj fituese, pasi e ktheu atë në një “kokë turku”. Nga ana tjetër, ka njerëz që mund të mendojnë se ajo po e sheh djalin me një sy ngushëllues dhe dashamirës, ​​duke buzëqeshur për të treguar dashamirësinë, pa e gjykuar.

Fëmija C

Nëse keni zgjedhur fëmijën C dhe mendoni se ai fsheh emocionet e veta kur rrethanat favorizojnë atë, atëherë ju keni personalitetin e një udhëheqësi. Është e mundur të njihni problemet e shkaktuara nga njerëzit, jo nga rrethanat. Kjo është arsyeja pse gjithmonë jeni të kujdesshëm me njerëzit rreth jush, edhe nëse nuk e tregoni shpesh. Ju mendoni se jeni në ballë dhe kjo është arsyeja pse ju keni mendime unike për pothuajse çdo temë.

Fëmija D

Nga këndvështrimi psikologjik, zgjedhja e vajzës D dëshmon se ju jeni një person i përgjegjshëm dhe i besueshëm. Kjo është një nga cilësitë që ju bën të suksesshëm në gjithçka që bëni në jetë. Çdo ditë ju përpiqeni të jeni një person më i mirë duke i mbajtur të metat tuaja në mendjen tuaj. Ju i besoni lehtësisht të tjerëve dhe kjo është arsyeja pse jeni shumë të ndjeshëm.