Ruajtja e kufijve do të jetë në fokusin e presidencës gjashtëmujore austriake të radhës të BE-së dhe migrantët e jashtligjshëm do të kenë mbrojtje në qendrat jashtë BE-së, ka theksuar kancelari austriak, Sebastian Kurz në Bruksel, sipas gazetës gjermane ”Handelblatt”.

’’Do të kenë mbrojtje, por jo jetë më të mirë në Austri, Gjermani apo Suedi’’, theksoi kancelari konservator, sipas gazetës.

Dy ditë më parë nga zyrat e kancelarisë, doli një vendim i cili theksonte se ”migrantët e paligjshëm, pas shpëtimit të tyre, dhe pamundësisë për t’i dërguar në vendet e origjinës, do të trasportohen në qendra të sigurta, në vendet e treta, jashtë BE-së”.