Miss Xhamajka është kurorëzuar Miss World 2019 të shtunën. Bukuroshja zeshkane Toni-Ann Singh është vetëm 23-vjeç. Ajo lindi në Morant dhe studion për psikologji në Florida State University. “Për atë vajzë të vogël nga Xhamajka dhe gjithë vajzat në mbarë botën, ju lutemi kini besimi tek vetja. Ju lutemi jini të vetëdijshme se jeni e denjë dhe e aftë të arrini ëndrrat tuaja. Kjo kurorë nuk është e imja por e juaja. Ju keni një qëllim,”- tha ajo në Twitter.

Të shtunën 23-vjeçaja fitoi zemrat e publikut pasi këndoi hitin “I Have Nothing” të Whitney Houston gjatë konkursit të bukurisë dhe pas një raundi pyetjesh të gazetarit Piers Morgan. “Unë mendoj se përfaqësoj diçka të veçantë, një gjeneratë të grave që po bëjnë përpara për të ndryshuar botën,”- i tha ajo, Morgan.

Dy garueset e tjera për kurorën ishin Miss France dhe Miss India. Vitin e kaluar Singh u kurorëzua nga fituesja e “Vanessa Ponce de Leon of Mexico”.

Kjo është hera e katërt që një përfaqësues nga Xhamajka kurorëzohet Miss World që nga viti 1959. Xhamajka më parë ka fituar titujt Miss World në 1963, 1976 dhe 1993.