32 skuadra dhe 736 lojtarë të grumbulluar. Pak ditë na ndajnë nga Botërori i Rusisë dhe listat janë zyrtare, kështu që mund të bëhet një bilanc për të disa detaje interesante në lidhje me lojtarët që do të shohim në Rusi. Ja disa kuriozitete:

Nga 736 të grumbulluar, 124 vijnë nga kampionati anglez. Seria A ka 58 lojtarë, La Liga 81. Anglia i ka të gjithë lojtarët e saj pjesëmarrës në Premier League, rast unik për 32 skuadrat.

Lojtari më i vjetër në moshë është portieri historik i Egjiptit, El Hadary, 45 vjeç, kurse më i riu është lojtari i datëlindjes 1999, Daniel Arzani i Australisë.

Trajneri më i vjetër është Tabarez i Uruguajit, 71 vjeç dhe nuk ka në plan të dorëzohet.

Skuadra me më shumë lojtarë në Botëror është Mançester Siti, me 16 lojtarë dhe mund të ishin 17, po të mos mbetej jashtë Sane.

Më të vjetrit

Essam El Hadary i Egjiptit ka lindur më 15 janar 1973 dhe luan në Arabinë Saudite. Pas tij vijnë Rafa Marquez i Meksikës 1979, Sergei Ignasheviç i Rusisë 1979, Tim Kahill i Australisë 1979 dhe Jose Korona i Meksikës 1981.

Më të rinjtë

Daniel Arzani i Australisë, i lindur më 4 janar 1999 dhe luan me Melbourn Sitin. Më pas vijnë Kilian Mbape i Francës, Achraf Hakimi i Marokut, Francis Uzuho i Nigerisë dhe Trent Alexander-Arnold i Anglisë, të gjithë datëlindja 1998.

Më të gjatët

Lovre Kaliniç i Kroacisë. Portieri është i gjatë 201 cm dhe luan me Gentin në Belgjikë. Më pas vijnë Janik Vestergard i Danimarkës 200 cm, Federiko Facio i Argjentinës 199 cm, Kurtua i Belgjikës 199 cm dhe Robin Olsen i Suedisë 198 cm.

Më të shkurtrit

Janë tre lojtarë që FIFA i ka regjistruar me të njëjtën gjatësi: 165 cm: bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin e Zvicrës, Alshehri Yahia i Arabisë Saudite dhe Fernando Kuintero i Kolumbisë.

Më të lehtët dhe më të rëndët

Sipas FIFA-s, tre lojtarët më të lehtë janë Takashi Inui i Japonisë, 169 cm dhe 59 kg, Mbark Busufa i Marokut, 167 cm dhe 59 kg, si dhe Havier Aquino, 166 cm dhe po 59 kg. Kurse lojtari më i rëndë është è Roman Torres, mbrojtësi i Panamasë, 188 cm i gjatë dhe që peshon 99 kg.

Lojtarë me më shumë ndeshje në Botëror

16 – Javier Mascherano (Argentina)

16 – Rafael Marquez (Messico)

15 – Lionel Messi (Argentina)

14 – Mesut Özil (Germania)

13 – Manuel Neuer (Germania)

13 – Thomas Müller (Germania)

13 – Cristiano Ronaldo (Portogallo)

13 – Sergio Ramos (Spagna)

Lojtarët që kanë shënuar më shumë në Botëror

10 – Thomas Müller (Germania)

6 – James Rodríguez (Colombia)

5 – Lionel Messi (Argentina)

5 – Gonzalo Higuaín (Argentina)

5 – Tim Cahill (Australia)

5 – Luis Suárez (Uruguay)

4 – Neymar (Brasile)

Shpërndarja e lojtarëve sipas kampionateve nga vijnë

124 – Premier League

81 – La Liga

67 – Bundesliga

58 – Serie A

49 – Ligue 1

Klubet me më shumë lojtarë

16 – Manchester City

15 – Real Madrid

14 – Barcellona

12 – Chelsea, Tottenham, Psg

11 – Manchester United, Juventus, Bayern