Ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu, i qenë prezent, si përherë pjesë e grumbullimit të banorëve të Astirit, të cilët janë sot në ditën e 128-të të protestës së tyre, foli me tone të ashpëra ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas Balliut, Rama është një i “çmendur me kartelë”, arsye kjo pse duhet shporrur një orë e më parë.

“Vetëm këtë muaj, përveç unazës, që duan të prishnin, shtëpiat ishte një tjetër problem. Po në Njësinë numër 5 donin prap ti prishnin shtëpitë.

Ky njeri i çmendur dhe me kartelë duhet shporrur një minutë e më parë dhe do ta shporrim me 16 Mars, do ta shkulim nga zyra e Kryeministrisë për ta çuar para drejtësisë.

Jeni ju zot të shtëpive tuaja nuk është Edi Rama zot i shtëpive tuaja”, tha Balliu