Në ditën e gjashë të protestës së studentëve, duekt se pati jo një por disa ndërhyrje për ta kthyer medoemos këtë protestë në një miting partiak.

Thënë kjo, pasi rastet kur të rinjtë e PD dhe LSI u kapën në “flagrancë” ishin të shumta. Janë pikërisht disa nga të rinjtë e LRI që jo vetëm dalin në protestë (kuptohet nga postimet e tyre në Instagram) por bëjnë thirrje edhe nga gazeta e LSI “Integrimi” se përse studentët duhet të vazhdojnë.

Sigurisht, e gjitha kjo në leverdi të partisë.

Kujtojmë se pak më herët sot, anetarë të Lëvizjes për Universitetin bën reagime të ashpra sa i përket nderhyrjes në protestë nga LSI dhe PD.