Simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në Shkodër kanë shpërndarë në të gjithë qytetin fletushka kundër kryetarit të dalë më 30 qershor për bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri.

Nëpër makina, institucione, lokale e rrugë janë vendosur pankarta ku shkruhet “Narko Valdrini jashtë Bashkisë”.

Prej kohësh PD akuzon Pjetrin se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit duke deklaruar se ai ka fshehur një dënim në Itali për drogë.