Dy prezantueset motra, Marina dhe Luana Vjollca, do të përplasen sonte për herë të parë në një garë televizive. Të dyja moderatoret, do të jenë në konkurrencë se kush do të fitojë më shumë audiencë.

Marina, pas një shkëputje të gjatë nga televizioni, do të rikthehet sonte në Klanifornia. Një program që ka mbledhur disa nga emrat më në zë të aktorëve të humorit, do të bëhen bashkë për të dhuruar spektakël të vërtetë.

Nga ana tjetër në ekranin e Top Channel, është Luana, me programin e saj, ‘Shiko kush luan’.

Ndonëse sukses të padiskutueshëm, këto dy programe do t’i përballin sonte Marinën dhe Luanën me një sfidë televizive.