Nga Mentor Kikia/

Historia nuk është një ekuacion algjebre që ka të njëjtën zgjidhje në çdo vend. Nuk është as formulë kimie, që është e njëjtë, pavarësisht ku bëhet shkenca. Historia është pasaportë e çdo populli. Ajo është produkt i karakterit të popullit. Tregon forcën e tij, dëshirën dhe aspiratat. Është produkt i njerëzve të mëdhenj, që në monte të caktuara marrin vendime që diktojë zhvillimet për dekada me radhë.

30 vjet më parë gjermanët e bënë historinë e tyre. U bashkuan dhe i dhëna goditjen e madhe komunizmit.

Po ne?
Atëkohë në bënim mitingje solidariteti me kastën kriminale e të korruptuar në pushtet.

Po sot?
Nuk kemi as mur e as gardh në kufi. Dy shtete shqiptare sot vuajmë njësoj nga qeveri dhe kasta politike të pafta e të korruptuara. Nuk jemi në gjendje të rrëzojmë muret e barrierave që vetë i ngrejmë.

Dy shoqëri që vetëm tkurremi prej emigrimit, në mungesë të shpresës për të jetuar këtu.

Historia kurrë nuk ka qenë kaq bujare dhe kaq shumë në anën tonë. Por ne nuk po e shfrytëzojmë. Madje po e shpërdorojmë. Shqiptarët do të bëjnë prokopi vetëm kur të bashkohen në një shtet të vetëm. Sepse vetëm ashtu do të kenë mundësi të rrëzojnë qeveritë që i hipin në shpinë e u marrin frymën, duke i numëruar njerëzit si delet në vendet e punës për tu marrë votën.