Genoa kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë edhe pse me shum vështirësi.

Skuadra e Thiago Mottas mposhti 3-2 me përmbysje Ascolin, skuadër që militon në Serie B dhe në fazën tjetër tashmë Genoa do të ketë përballë Torinon. Heroi i skuadrës gjenoveze e cila në kampionat po kalon një moment shumë të vështirë ishte Andrea Pinamonti autori i 2 golave.

Avancoi më tej edhe Cremonese që mposhti 1-0 Empolin dhe do në raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë do të zhvillojë një sfidë luksi ndaj Lazios në kryeqytet