Kryeministri Rama ka publikuar disa foto në profilin e tij të Facebook nga aksioni i kryer prej Bashkisë së Kukësit për pastrimin e plehrave në të gjithë qytetin.

U bënë pak ditë që kryebashkiaku i ri, Safet Gjici ka marrë detyrën dhe i është përveshur menjëherë punës në shërbim të qytetarëve kuksianë.

Kryeministri Rama shkruan se paraardhësi i Safet Gjicit e kishte katandisur Bashkinë në një stacion autobusi nga ku iknin e vinin për në Tiranë punonjësit e Bashkisë për t’i bërë “fresk” Lulzim Bashës me thirrjet “Rama ik”.

“ Ikin edhe kodrat me plehra nëpër qytet, falë rikthimit të pushtetit vendor në shërbim të qytetarëve dhe rikthimit në duart e punonjësve të mjeteve të pastrimit, në vend të molotovëve e të gurëve të revolucionit imagjinar”, shkruan ndër të tjera Rama. (Lexo.al)